Site icon PrishtinaPress

Marrëveshja për energjinë/ Petkoviq akuzon Kosovën për “sabotim”

Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, ka akuzuar Kosovën për siç thotë ai “sabotim” të marrëveshjes për energjinë.

Petkoviq i ka reaguar në Twitter zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se zbatimi i Udhërrëfyesit të Energjisë është një çështje urgjente.

Bislimi ka thënë se Kosova ka kryer të gjitha obligimet, duke shtuar se presin edhe nga Beogradi që ta bëjnë këtë. Ndër tjerash Bislimi ka thënë se mos-pagesa e energjisë nxit aktivitete kriminale, duke njoftuar për një aksion që Policia e Kosovës e ka ndërmarrë të hënën në Mitrovicën e Veriut.

Duke mos e komentuar këtë, Pëtkoviq tha se Prishtina ”është penguese e marrëveshjes”.

”Prishtina ka penguar zbatimin e Udhërrëfyesit të Energjisë që nga tetori. Në mars Beogradi kërkoi që çështja të zgjidhej dhe më pas në prill erdhëm në Bruksel me të gjithë ekspertët dhe vetëm Bislimi. Prej dy muajsh presim përgjigjen e z.E qartë se kush e saboton marrëveshjen”, ka thënë ai.

 

Exit mobile version