Marrëveshja për drejtësi mes Kosovës dhe Serbisë nga juristët është vlerësuar diskriminuese dhe në kundërshtim me parimin e sistemit unik gjyqësor
Afati i vënë për implementimin e saj është thënë të jetë 10 janari i vitit të ardhshëm, por ende nuk janë përzgjedhur gjyqtarët e prokurorët.
E gjithë marrëveshja e finalizuar pas një viti u referohet vetëm dy komuniteteve: shqiptarë dhe serbë. Kryetari i Gjykatës Themelore do të jetë serb nga Mitrovica e veriut, ndërkaq prokurori kryesor do të jetë shqiptar i Kosovës.