11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Marrëveshja Kosovë-Serbi: Amerika më optimiste, BE-ja jo

Ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak është shprehur sërish se  sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, niveli i mosbesimit mes palëve nuk ka qenë kurrë më i lartë.

“Tensionet nuk kanë qenë kurrë më të larta në 20 vjet; Mosbesimi nuk ka qenë kurrë më i thellë”, citohet të ketë thënë Lajçak në një bisedë me njohësin e çështjeve të Ballkanit, Tim Judah.

Një deklaratë të tillë Lajçak e ka thënë edhe gjatë javës së kaluar.

Lajçak këmbëngu se nëse një marrëveshje nuk arrihet më së largu deri më 2024, do të duhen të kthehen nga e para në këtë proces.

“Tani për tani kemi një strukturë shumë të favorshme, kemi vëmendjen e menaxhmentit të lartë në SHBA dhe Bashkimin Evropian dhe kemi një shembull të bashkëpunimit BE-SHBA, kështu që kjo është një mundësi reale, diku deri në dhjetor 2023 ose në fillim të 2024. Nëse gjërat nuk bëhen deri atëherë, ne do të duhet të fillojmë nga e para. Nëse i kthehemi krizës dhe konflikteve, atëherë mund të harrojmë afatet”, theksoi Lajçak javën e kaluar.

Por, Judah thotë se Jeff Hovenier, ambasadori amerikan në Kosovë, ka dhënë një notë më optimiste.

“Ai më tha se, përderisa qëllimi përfundimtar ishte njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë, ‘e cila për fat të keq tani nuk është e mundur, sfidat e sotme ende mund të tejkalohen’.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti ka thënë se Serbia vazhdon të jetë e painteresuar për një kompromis.

Madje ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e dëshiron ndarjen dhe se dëshiron kthimin në kohë e flet sikur është “në kërkim të makinës së kohës… herë dëshiron të kthehet më 1999 e herë më 2007 (para shpalljes së pavarësisë së Kosovës), por ju e dini… treni është larguar nga stacioni. Nuk mund të kthehemi më atje”, citohet të ketë thënë Kurti.

Një “janar intensiv” është paralajmëruar sa i përket dialogut me Serbinë.

Kryeministri Albin Kurti i cili me sa duket nuk do të ketë një vit aspak të lehtë përpara, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për arritjen e marrëveshjes finale, megjithëse konfirmoi se në muajin janar të vitit 2023 do të ketë nisma të reja për të përgatitur takimin e radhës në Bruksel. Kurti, thekson se Serbia më shumë është e interesuar për shkaktimin e krizave në të cilat mandej shfaqet vet si faktor për t’i zgjidhur ato./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img