3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Marquinhos: E pata të vështirë ta mbroja Messin me diarre

Mbrojtësi brazilian Marquinhos ka zbuluar se ai po vuante me diarre dhe vjellje gjatë sfidës së tij të vështirë për ta mbrojtur Lionel Messi në fitoren e së martës kundër Argjentinës.

Qendërmbrojtësi u përball me sfidën e vështirë për ta kontrolluar superyllin argjentinas dhe bashkëlojtarët e tij, Sergio Agueron dhe Lautaro Martinezin, në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.

Taktikat e Brazilit funksionuan në mënyrë të përsosur pasi që ata arritën ta mposhtin Argjentinën me rezultat 2:0, përmes golave të shënuar nga Gabriel Jesus dhe Roberto Firminos dhe e siguruan një vend në finale kundër Perusë.

Megjithatë, Messi i pati gjithsej katër raste për të shënuar në këtë ndeshje, me njërën prej goditjeve të tij të mbrojtura nga shtylla, si dhe i krijoi katër raste të mira për bashkëlojtarët e tij.

Dhe Marquinhos e pranon se e pati të vështirë ta mbrojë pesë-herë fituesin e Topit të Artë, veçanërisht për shkak të problemeve me bark që ai i kishte.

“Nuk ishte e lehtë, jo. Messi ishte i frymëzuar atë natë, jo vetëm ai, por e gjithë skuadra e Argjentinës. Ata e luajtën një ndeshje të mrekullueshme”, u shpreh mbrojtësi i Paris Saint-Germainit.

“Ishte shumë e vështirë. Në ditën e ndeshjes, unë isha i sëmurë dhe e kalova të gjithë ditën në hotel. Ishte shumë e komplikuar, kisha diarre dhe po vjellja. Unë arrita të luaj, por tentimi im u përkeqësua dhe në fund unë u detyrova të largohem”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img