2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Marotta flet për të ardhmen e Lukakus, thotë se asgjë nuk varet nga Interi

Romelu Lukaku ka kthyer formën e tij më të mirë dhe në fazën finale të kampionatit po tregohet vendimtar për Interin.

Javën e kaluar sulmuesi belg realizoi dy gola, teksa ndaj Lazios ai dha kontribut të madh me dy asistime në fitoren e Interit 3-1.

Por e ardhmja e belgut vazhdon të jetë e paqartë, pasi ai është i huazuar te Interi nga Chelsea deri në fund të sezonit.

Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta ka folur për të ardhmen e tij, duke thënë se gjithçka varet nga Chelsea pasi Lukaku është nën kontratë me klubin londinez.

“Lukaku e dashuron Interin dhe këtë qytet, por tani ai është një lojtar i Chelseat, kështu që vendimin përfundimtarë do ta marrin ata”.

“Ne do të diskutojmë të ardhmen e Lukakut me trajnerin dhe bordin dhe do të shohim, por ai është një lojtar profesionist dhe e dashuron Interin. Kjo është e rëndësishme”, tha Marotta.

29-vjeçari ka zhvilluar 28 ndeshje zyrtare me Interin këtë edicion ku ka realizuar nëntë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img