Kjo vizitë që dështoi të realizohej më 6 shkurt, pritet t’i jap zgjidhje në vizitën e sotme kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Të paktën kjo është pritshmëria e politikanëve kosovarë
Kryeministrin e Malit të Zi, ka dal ta pres në aeroport sot zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.
Ky i fundit, ka nisur tash e sa kohë një iniciativë për t’i dhënë zgjidhje çështjes së kufirit.
Markoviq në Kosovë do të qëndrojë për dy ditë, të mërkurën e të enjten e kësaj jave.
Ndërkaq përveç takimeve me zyrtarë të lartë, dy kryeministrat, ai i Malit të Zi dhe i Kosovës, do të realizojnë një konferencë të përbashkët.
Markoviq është duke u pritur me nderime shtetërroe nga homlogu i tij, Haradinaj.