Site icon PrishtinaPress

Marketingu në Google Ads, eksperti: Përjashtimi i gjuhës shqipe penalizon bizneset

Google ka penalizuar gjuhën shqipe nga platformat Google Ads dhe Adsense.

Elton Heta, IT dhe zhvillues rrjeti, është nismëtar i peticionit ndaj Google që gjuha shqipe të mos penalizohet dhe të jetë pjesë e platformave Google Ads dhe Adsense.

Në një intervistë për Euronews Albania, Heta tregoi Google Ads është platformë që mundëson çdo individ a kompanie të reklamojë biznesin në çdo platformë që ka kontakt me Google. Këto platforma janë ndërmjetësi mes Google dhe kompanisë.

Ai tha se që nga viti i shkuar ka iniciuar një peticion që i kërkon Google të kthejë shqipen në këto platforma.

“Deri në 2012 Shqipëria ka qenë pjesë e tyre, por që nga ky vit pa asnjë arsye nga Google gjuha shqipe u hoq. Nëse një shqiptar do të reklamojë një produkt në Google nuk mund ta bëjë në gjuhën shqipe. Bizneset kanë humbje të mëdha, edhe në shitje, e kufizon që produkti të arrijë te audienca e synuar. 1 vit më parë peticioni lindi për shkak të problematikës që hasja çdo ditë në punë, të gjitha gjuhët e rajonit janë pjesë. Kemi arritur 5100 firma virtuale të change.org, një nga platformat më serioze”, tregoi eksperti.

Exit mobile version