Një nga ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës, Ljubomir Mariq ka thënë sot se përgjegjësia për formimin e Asociacionit të komunave serbe, qëndron tek Bashkimi Evropian si ndërmjetësues dhe garantues në bisedimet e Brukselit.
Mariq para rifillimit të bisedimeve në Bruksel ka thënë për Tanjug se përgjegjësia për formimin e këtyre komunave qëndron në bashkësinë ndërkombëtare si përgjegjësit më të mëdhenj në ndërmjetësimin dhe granatimin e negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Ai theksoi gjithashtu se versioni i parë i këtyre komunave i paraqitur në BE në maj të vitit 2015, arriti në përfundime se është i nevojshëm një krijim i tillë në kuadër të ligjit në Kosovë dhe se krijimin i komunave duhet formuar në përputhje me marrëveshjet e arritura për të cilat ranë dakord të dy kryeministrat.
“Mënyra e rënies dakord për zbatimin e marrëveshjes është se Qeveria e Kosovës ka për të bërë një rregullore, ose dekret për transformimin e elementeve praktike të marrëveshjes së Brukselit me deklaratën prej 15 pikash mbi themelimin e Komunave Serbe më 25 gusht të vitit të kaluar në sistemin ligjor të Kosovës”, ka thënë Mariq.
Gjithashtu Mariq ka shtuar se pas dërgimit të kësaj rregulloreje ka pasur një shpjegim të detajuar në çdo pikë të Gjykatës Kushtuese në Prishtinë për të konfirmuar pajtueshmërinë me Kushtetuesen e Kosovës për një akt të tillë i cili është një bazë ligjore për hartimin e komunave.
“Pra, çfarë është e humbur është se ne ishim në pritje që në fund të gushtit të vitit ë kaluar Qeveria e Kosovës të miratojë dekretin për themelimin e komunave serbe, me përgjegjësi të përcaktuar nga marrëveshjet e nënshkruara nga donatorët. Prandaj, ne presim që BE-ja më në fund të vë presion mbi udhëheqësit politik në Prishtinë që të zhbllokojë këtë proces”.