Site icon PrishtinaPress

Marinsat amerikanë trajnojnë policët ushtarakë të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se marinsat amerikanë po trajnojnë policët ushtarakë të FSK-së.

Mehaj ka shkruar se marinsat amerikan për policët ushtarakë të FSK-së, ofruan njohuritë e tyre për demonstrimin e shkathtësive në neutralizimin e gjuajtësit aktiv.

“Në Kazermën “Adem Jashari”, Marinsat Amerikanë ofruan për policët tanë ushtarakë njohuritë për demonstrimin e shkathtësive në neutralizimin e gjuajtësit aktiv, ndalesat e trafikut me rrezikshmëri të lartë, operimin me armët jo-vdekjeprurëse si dhe negocimin me pengjet dhe lirimin e tyre”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai ka falënderuar dhe u ka shprehur mirënjohje të përjetshme për shtetin, kombin dhe forcat amerikane.

Exit mobile version