0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Mariah Carey fiton çdo vit shumën marramendëse me këngën e Krishtlindjeve

Këngët e Krishtlindjeve na sjellin lumturi dhe atmosferë të mirë çdo fundvit.

Këngëtarë si Michael Bublé, The Pogues, Kelly Clarkson dhe Ariana Grande fitojnë me këngët e Krishtlindjeve aq sa për të mos punuar 11 muaj të tjerë.

Por padyshim që në krye të kësaj liste është Mariah Carey, falë këngës së saj hit të vitit 1994, “All I Want For Christmas Is You”. Asnjëherë nuk është zbuluar shifra e saktë e fitimeve, megjithatë studiuesit i kanë bërë disa llogari të thjeshta.

Sipas ekipit të të dhënave të “The Economist”, Mariah fiton afërsisht 2.5 milionë dollarë çdo vit nga kënga.

Studimi që u publikua në vitin 2017, sugjeroi gjithashtu se, në vitin 2016, Mariah kishte fituar një total prej 60 milionë dollarësh me këngën, që prej publikimit të parë.

Prej asokohe, kënga ka shitur rreth 10 milionë kopje./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img