Manchester City fitoi në ndeshjen miqësore me rezultat 4-2 ndaj Chelsea-s, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Trajneri i Chelsea-s, Enzo Maresca, e ka përgëzuar ekipin kundërshtar për lojën që bëri dhe kapacitetin e profesionalizmin që shfaqi në fushë.
“Nuk kam asnjë dyshim për progresin që po bën kjo skuadër në këtë moment. Gabimet janë pjesë e procesit”.
“Unë e kam njohur Cityn për shumë vite dhe madje edhe në lojëra miqësore, ata nuk ia pranojnë topin kundërshtarëve, nuk pranojnë shumë raste dhe kanë kohë të gjata të posedimit të topit”, ka thënë Maresca.