Cristiano Ronaldo do të luajë për klubin arab Al-Nassr nga 1 janari i vitit 2023, raporton mediumi spanjoll “Marca”, transmeton Demokracia.com.
Ylli portugez do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare e gjysmë me klubin arab, sipas raportimeve të mediumit në fjalë.
“Cristiano Ronaldo do të luajë për Al-Nassr nga 1 janari. Cristiano Ronaldo do të luajë për Al-Nassr nga 1 janari. Kontrata që bashkon futbollistin portugez me skuadrën saudite do të zgjasë për dy sezone e gjysmë, siç u njoftua javën e kaluar” – raporton Marca.
Cristiano Ronaldo do të përfitojë 200 milionë euro në sezon te klubi i Al-Nassr.
36-vjeçari u largua pak kohë më parë nga Manchester United, pas akuzave për tradhti të futbollistit ndaj klubit ishullor./Prishtinapress/