Site icon PrishtinaPress

“Maqinat nuk mund të prodhojnë aq sa janë t’u apliku”, interesim i madh për pasaportën e Kosovës

Interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me pasaportë pas liberalizimit të vizave është rritur dukshëm. Por, një interesim i lartë për posedimin e pasaportës së Kosovës u shënua edhe para 1 janarit, kur edhe hyri në fuqi zyrtarisht vendimi.

Nga agjencia për Regjistrim Civil, thanë se këto ditë është shënuar rekord i kërkesave për pasaportë, teksa shtoi se nuk i kanë kushtet të punojnë aq sa po kërkohet.

“Maqinat nuk mund të prodhojnë aq sa janë t’u apliku, dmth janë rreth 4000 pasaporta në ditë… për shkak liberalizimit kemi rritje, dikun rreth 36 mijë kanë apliku për pasaport në muajin dhjetor”, ishte deklarimi nga agjencia e lartë-cekur.

Sipas të dhënave të fundit nga Indeksi Botëror i Pasaportave, Republika e Kosovës tani zë një pozitë ku qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në 48 vende të botës, me të drejtën për të marrë vizë në pikën e hyrjes (Visa on Arrival) në 41 shtete të tjera.

Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera.

Exit mobile version