1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Maqedonia nuk guxon të rrëshqasë në dhunë, shqiptarët mos të bien pre e provokimeve

Pushtimi i Kuvendit nga huliganët në Maqedoni mbrëmjen e së enjtes, u shndërrua në ankth për mbarë opinionin.

Hyrja e huliganëve në Kuvend shkaktoi lëndimin e qindra personave në mesin e të cilëve ishin deputetë, gazetarë dhe zyrtarë policorë. E disa prej tyre e pësuan edhe më keq, ku fytyrat e tyre u gjakosën.

U sulmuan deputetët Zoran Zaev, Radmilla Sheqerinska, Damjan Mançev, Maksim Dimitrievski dhe deputeti i vetëm shqiptar, lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

E gjitha kjo ndodhi pasi që Kuvendi i Maqedonisë zgjodhi si drejtues të saj shqiptarin, Talat Xhaferi.

E lidhur me dhunën e mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë, njohësi i çështjeve të sigurisë Burim Ramadani, në një prononcim për Telegrafin theksoi se Maqedonia nuk guxon të rrëshqet në dhunë.

“Ky është parimi bazik të cilin duhet ta promovojnë liderët dhunë-nxitës maqedonas. Ai shtet duhet ta ketë të qartë se dhuna nuk e dëmton vetëm një etni dhe vetëm një pjesë të shtetit të tyre”, tha Ramadani.

Duke komentuar zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit të Maqedonisë, Ramadani shtoi se zgjedhja e Xhaferit nuk duhet të shihet atje si një ngjarje e jashtëzakonshme, sipas tij kjo zgjedhje duhet të promovohet për të ndërtuar tolerancën dhe dimensionin shumetnik të Maqedonisë.

“Për shqiptarët e Maqedonisë, zgjedhje e Xhaferit në detyrën e tillë duhet të shihet si një moment i rëndësishëm për promovimin e të drejtave të tyre në Maqedoni. Nuk duhet të shihet si fitore mbi maqedonasit etnik, por si momentum zhvillimi për të drejtat e tyre të munguara”, u shpreh Ramadani.

Ramadani shtoi se si Kosova ashtu edhe Shqipëria duhet maksimalisht të japin mesazhe mbështetëse për qëndrueshmërinë e Maqedonisë dhe për rrugën e saj drejt NATO-s dhe BE-së.

Në anën tjetër, Avni Islami njohës i çështjeve të sigurisë, theksoi se ngjarjet fundit në Maqedoni nuk i kontribuojnë askujt e madje as maqedonasve.

“Të gjithë ata të cilët e dhunojnë tempullin e demokracisë janë huligan të porositur nga qarqe të caktuara për destabilizimin e Maqedonisë. Kjo çka u pa mbrëmë është e papranueshme dhe e turpshme për një vend i cili pretendon të jetë pjesë e familjes evropiane”, tha Islami për Telegrafin.

Ai theksoi se shqiptarët duhet pas kujdes të mos bien pre e provokimeve të ndryshme dhe situata politike të mos shndërrohet në konflikt ndëretnik.

“Përgjakja e Zaevit dhe Zijadin Seles dhe tërheqja zvarrë e Sheqeinkes, definitivisht tregon brutalitetin e atyre që po e kundërshtojnë demokracinë. Prandaj besoj se kjo situatë do të kaloj  dhe se forcat progresive me ndihmën e BE-s do ta tejkalojnë këtë situatë”, u shpreh Islami.

Pas dhunës së mbrëmshme situata tashmë në Maqedoni është normalizuar

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img