1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Maqedonia merr 78 milionë dollarë nga SHBA për modernizimin e Armatës

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut po merr 78 milionë dollarë mbështetje amerikane në zhvillimin e kapaciteteve të saj, modernizimin, pajisjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike.

Mbështetja amerikane, siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, synon arritjen e objektivave të aftësisë së NATO-s dhe rritjen e ndërveprimit me forcat e armatosura të SHBA-së dhe me aleatët në Aleancë.

Anëtarësimi në NATO, siç citohet, është një tjetër katalizator për bashkëpunim edhe më të fortë midis aleatëve si Maqedonia e Veriut dhe SHBA, duke forcuar kështu mbrojtjen kolektive të Aleancës.

“SHBA është partneri ynë strategjik afatgjatë në zhvillimin e kapaciteteve të armatës. Këto 78 milionë dollarë janë mbështetje e konsiderueshme në zhvillimin e kapaciteteve, duke pasur parasysh se në 30 vitet e fundit, përmes programit të ndihmës ushtarake ndërkombëtare, SHBA kanë dhuruar pajisje ushtarake në vlerë prej 160 milionë dollarë”, thuhet në njoftim.

Nga Ministria e Mbrojtjes theksojnë se portofoli i bashkëpunimit me SHBA-në është vërtet i pasur dhe gjithëpërfshirës. Ai përfshin trajnime përmes programit MIL-2-MIL, aktivitete stërvitore, trajnime jokinetike gjegjësisht asistencë për ABHO, kibernetikë, bashkëpunim civilo-ushtarak, zhvillimin e kapaciteteve mjekësore, edukimin për nëpunësit administrativ, ushtarët, nënoficerët dhe oficerët, procesi i përbashkët i pajisjes dhe modernizimit përmes dhjetë ekipeve të integruara të projektit, ekipeve dhe këshilltarëve me vendbanim të përhershëm në Maqedoninë e Veriut me qëllim të ndihmës në zhvillimin e mbrojtjes etj./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img