8.6 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Maqedonia e Veriut shënon tre vjetorin e anëtarësimit në NATO

Sot Maqedonia e Veriut shënon tre vjetorin e anëtarësimit të saj në aleancën më të madhe ushtarako-politike në botë, NATO.

Për të shënuar këtë ditë u mbajt një ceremoni qendrore në kazermën “Ilinden”. Me këtë rast foli edhe kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski i cili u shpreh se shpalosja e flamurit maqedonas para selisë së NATO-s në Bruksel vulos të ardhmen e vendit.

“27 marsi është dita kur Maqedonia e Veriut vulosi të ardhmen e saj të sigurisë. Një moment pas të cilit stabiliteti ynë nuk mund të vihet në dyshim nga askush. Dhe nga ajo pikë ne mund të ecim përpara, të fuqishëm dhe me shpejtësi… Ky është një moment në të cilin ne pushuam së qeni një pikë në agjendën e sigurisë dhe u bëmë pjesë e tryezës që krijon agjendën botërore të sigurisë”, tha Kovaçevski.

Përveç kësaj ceremonie, në mëngjesin e sotëm në organizim të Ministrisë së Jashtme u mbajt edhe “Mëngjesi i NATO-s” tradicional, me pjesëmarrjen e trupit diplomatik. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani e vlerësoi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO si sukses dhe veçanërisht të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor është veçanërisht i ekspozuar ndaj konkurrencës strategjike dhe ndikimit malinj të palëve të treta, të cilat përpiqen që t’i shfrytëzojnë dobësitë dhe integrimin e papërfunduar euroatlantik me qëllim që të realizojnë interesat e tyre strategjike. Zgjidhja qëndron në forcimin e reformave demokratike për të forcuar qëndrueshmërinë, por edhe në bashkëpunimin e forcuar dhe të koordinuar të NATO-s dhe BE-së në kompletimin e integrimit euroatlantik të rajonit dhe përfundimin e transformimit demokratik”, tha Osmani.

Ndërkaq, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një postim në Facebook, shkroi se me anëtarësimin në Nato, vendi është larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit.

“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.”

Më 27 mars 2020, RMV u bë anëtari i 30-të i Aleancës, kurse ditët e NATO-s mbahen nga 27 marsi deri më 4 prill.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img