Maqedonia e Veriut do ta shtojë numrin e trupave të ushtrisë në kuadër të KFOR-it.
Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë së këtij vendi.
Në vendimin e ekzekutivit së Maqedonisë së Veriut, thuhet se 35 ushtarë do t’i shtohen kontigjentit të misionit të NATO-s në Kosovë.
Shtimi i numrit të ushtarëve maqedonas u bë në konsultim me ushtarakë të lartë të NATO-s.
Me këtë numri i përgjithshëm i ushtarëve të Maqedonisë së Veriut në Kosovë, ka arritur në 101.