Site icon PrishtinaPress

Maqedoni, zbulohet një tunel në burgun e Idrizovës, të burgosurit kishin planifikuar arratisjen

Një tunel është zbuluar në burgun e Idrizovës në Maqedoninë e Veriut.

Tuneli prej 50 metrash ishte hapur nga disa të burgosur me qëllim arratisjen.

Sipas mediave vendase, në vendin ku është hapur tuneli qëndrojnë të burgosur që përballen me dënime të gjata dhe të përjetshme.

Hapja e tunelit është bërë prej disa muajsh. Rastin e konfirmoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili menjëherë vendosi ndryshime në kreun e këtij burgu më të madh në vend, që gjendet në periferi të Shkupit.

Lidhur me këtë, qeveria sot shkarkoi drejtorin Shpend Tahiri dhe emëroi Zoran Jovanovski.

 

Exit mobile version