-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Maqedoni, marrëveshjet vështirë realizohen në praktikë

Periudha kohore për të jetësuar të gjitha ndryshimet ligjore të cilat morën dritë jeshile për të hyrë në procedurë parlamentare, që kanë të bëjnë me reformat në media dhe përcaktimin e kompetencave të ministrit të Punëve të Brendshme, është shumë e shkurtër, thonë njohës të rrethanave në Shkup.
Përfaqësuesit e partive politike, pas bisedimeve të gjata, të martën, në Ministrinë e Drejtësisë, thanë se kanë harmonizuar të gjitha pikëpamjet sa u përket ndryshimeve ligjore që duhet të miratohen në Parlament në përputhje me marrëveshjen e arritur më 20 korrik.
Në bazë të marrëveshjes së 20 korrikut, ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë,propozuarnga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, i cili do të duhet të drejtojë dikasterin e policisë 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, do të mund të bëjë ndryshimin e kuadrove në postetudhëheqëse vetëm në 15 sektorë tëdikasterit të policisë, çështje kjo që do të duhet të rregullohet me ligj.

Por, ekspertët thonë se dikasteri i punëve të brendshme ka lidhshmëri të ngushtë me procesin zgjedhor, prandaj, sipas tyre, nuk është në favor të organizimit të zgjedhjeve të drejta dhe të besueshme që ministrit të punëve të brendshme me ligj t’i kufizohen kompetencat.
Sonja Stojadinoviq, njohëse e çështjeve politike, vlerëson se marrëveshjet e arritura mes forcave kryesore në Maqedoni shumë vështirë realizohen në praktikë, edhe kundrejt presionit të theksuar të faktorit ndërkombëtarë.
“Edhe nëse ndryshohet ministri nuk do të pësojnë ndryshime drejtuesit e departamenteve të caktuara në ato ministri. Pra, nuk do të ndryshohenkëshilltarët shtetërorë, sekretarët shtetërorë dhe funksionarët tjerë të cilët do të duhet t’i jetësojnë po këto ndryshime ligjore për të cilët kanë arritur ujdi partitë politike dhe duhet të marrin vizë edhe nga parlamenti në funksion të demokratizimit të institucioneve shtetërore për të organizuar zgjedhje të besueshme”, thotë Sonja Stojadinoviq.
Në bazë të marrëveshjes në fjalë,në lëmin e reformave në media do të duhet të formohetnjë trup i veçantë rregullator pesë anëtarësh,i cili do të monitorojë mediet 100 ditë përpara zgjedhjeve, krahas Agjencisë së Medieve.
Sa i përket transmetuesit publik, është arritur ujdi që partia maqedonase në opozitë, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, tëemërojë kryeredaktorin e programit të parë.
Shoqatat e medieve janë shprehur kundër mënyrave përmes së cilave katër partitë kryesore në Maqedoni, në kuadër të marrëveshjes së 20 korrikut, synojnë të realizojnë reformat në media.
Isen Saliu, kryeredaktor i së përditshmes ‘Lajm’, për Radion Evropa e Lirë thotë se zgjidhja e pjesshme nuk paraqet zgjidhje të problemit në eterin mediatik.
“Realisht unë jam skeptik se një trup mediatik që formohet me vendim të partive politike mund të sjell ndonjë përmirësim në eterin mediatik në Maqedoni. Nuk di se ka ndonjë rast të këtillë në ndonjë vend të Evropës.”
“Mendoj se këto ndryshime kanë më shumë karakter kozmetik dhe formal sa për të krijuar përshtypje në opinion se, ja, është gjetur një zgjidhje për të krijuar kushte për mbajtjen e zgjedhjeve”, vlerëson Isen Saliu.
Partitë politike thonë se nëse jetësohen të gjitha pikat të cilat parashihen në marrëveshjen e 20 korrikut, në Maqedoni do të mund të organizohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në dhjetor të këtij viti, përmes të cilit synohet t’i jepet fund krizës politike në vend./Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img