4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Maqedoni e Veriut, gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçares që ishte e zhdukur që nga e hëna

14-vjeçarja Vanja Gjorçevska, e cila kishte qenë e zhdukur që nga e hëna, është gjetur pa shenja jete në Veles.

Ajo dyshohet të jetë vrarë po nëditën që ishte zhdukur, shkruan Alsat.

Pranë trupit të saj është gjetur i vrarë edhe një 70-vjeçar.

Tre nga pesë të dyshuarit për këtë vrasje pritet të sillen në Gjykatën Penale sonte në orët e vona të natës, ndërkaq një nga pesë personat e dyshuar është jashtë vendit.

“Pas masave dhe aktiviteteve të gjithanshme të ndërmarra nga zyrtarët policorë nga SPB Shkup, sot (03.12.2023) trupi i pajetë i të miturës V.G., e cili ishte raportuar e zhdukur më 27.11.2023, është gjetur në rrethinën e Shkupit, ndërsa në afërsi të Velesit, është gjetur edhe trupi i pajetë i P.Zh.(74) nga Velesi, i cili ishte raportuar i zhdukur më 24.11.2023. Në lidhje me dy rastet dyshohen pesë persona, tre prej të cilëve janë në ndalim, një është jashtë shtetit dhe një person aktualisht ndodhet në stacion policor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike të RMV-së.

“Paraprakisht në lidhje me veprat penale është gjetur një automjet tip Citroen i djegur dhe pas ekspertizës është siguruar prova materiale për përfshirjen e personave, për të cilat pas dokumentimit të plotë të rasteve do të bëhet kallëzimi përkatës penal në koordinim me Prokurorin Publik. Nga veprimet hetimore të kryera u konstatua se të dyja vrasjet janë kryer nga të njëjtët persona, motivi i të cilëve ishte ‘përfitimi’. Gjithashtu, nga masat operative të zbatuara është konstatuar se e mitura V.G. është marrë me veturë nga hyrja e banesës dhe nga të dhënat e marra nga marrja në pyetje është konstatuar se ajo është vrarë të njëjtën ditë (27.11.2023) rreth orës 10:00”.

“Menjëherë pas marrjes së raporteve për personat e zhdukur, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen e tyre, ndërsa në SPB Shkup është formuar Shtabi i posaçëm operativ me në krye kryeshefin e SPB Shkup. Janë kryer bastisje në shtëpi dhe objekte të tjera në zonat e SPB Shkup, SPB Veles dhe SPB Shtip, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar telefona celularë, kompjuterë, vetura etj., janë zhvilluar biseda të shumta me familjarë, të njohur, miq dhe personat që do të mund të kishin ndonjë informacion dhe disa qindra policë që punonin ekskluzivisht në këto raste përfshiheshin çdo ditë në veprimet hetimore”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img