-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Maqedonci: Uniforma është trashëgimi e brezave që sakrifikuan për vendin

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në ceremoninë e diplomimit të rekrutëve të rinj të FSK-së tha se uniforma të cilën e mbajnë rekrutët e rinj, është vazhdimësi e përgjegjësisë dhe rezistencës.

“Duke qenë se pak kohë më parë kam lënë uniformën për ta pranuar detyrën e mbojtjes, uniformë të cilën e mbajta veshur për vite me radhë, marrë të drejtën t’u flas për peshën e uniformës e cila para se të jetë simbol i ushtrisë sonë, është identitet e trashëgimi e brezave që sakrifikuan për lirinë e Kosovës”, tha Maqedonci.

302 nga 317 rekrutë arritën të diplomojnë suksesshëm në stërvitjen ushtarake. Ata filluan rrugëtimin e tyre trajnues më 24 korrik për ta përfunduar sot më 22 shtator.

“Formësimi juaj si ushtarak fillon këtu dhe s’duhet të përfundojë asnjëherë, ashtu sikurse s’duhet të humbë vullneti dhe gatishmëria e juaj për t’i shërbyer qytetarëve të vendit tonë”, u shpreh ministri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img