3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Maqedonci: Tri nga katër brigadat e ushtrisë serbe, janë të vendosura përgjatë kufirit me Kosovë

Kryeminsitri Albi Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë paralajmëruar sulme të reja si ai i Banjkës në veri të Kosovës. Qëndrimin e tyre e përsëriti ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ministri Maqedonci theksoi se Kosova vijon të mbetet e kërcënuar jo vetëm nga studio si ai i Banjskës, por edhe nga qasja hegjemoniste e institucioneve të Serbisë në raport me Republikën e Kosovës.

Ai solli në vëmendje se tre nga katër brigadat e ushtrisë serbe janë të vendosura përgjatë kufirit jugor të këtij shteti, pra në kufi me Kosovë.

“Këto 3 brigada kanë një tejzgjatje operacionale përgjatë kufrit me Kosovën. Kjo tejzgjatje paraqitet përmes vendosjes së 48 bazave të përparme operacionale të ushtrisë dhe xhandamërisë gjatë gjithë vijës kufitare.”, tha ai në A2 CNN.

Ministri theksoi se kjo prezencë e ushtrisë serbe përbën rrezik jo vetëm për Republikën e Kosovës, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Ndodhen aty prej vitesh, por janë aty për të kërcënuar, sovranitetin, integritetin territorial të vendit tonë. E kanë shumë të lehtë grupet e armatosura të futen në territorin e Kosovës. Një sinkronizim me qëllim të zhvillimit të një lufte hibride në raport me Kosovën.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img