4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Maqedonci thotë se aksidenti në Turqi ndodhi në kazermën ku stërviten edhe pjesëtarët e FSK-së: Për fat të mirë janë të sigurt

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka thënë se është i tronditur pas përplasjes së helikopterëve ushtarakë në Turqi, ku vdiqën gjashtë persona.

Ai ka thënë se pjesëtarët e FSK-së që janë atje duke ndjekur trajnimet, kanë qenë larg vendit të ngjarjes dhe janë mirë e të sigurt.

“Jashtëzakonisht i tronditur me lajmin e sotëm rreth aksidentit ajror me fatalitet që ka ndodhur në regjionin në Isparta ku Komanda e Shkollës së Aviacionit Tokësor të Ushtrisë Turke kryen trajnimet. Shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta autoriteteve shtetërore turke, ministrit Yaşar Güler, Forcave të Armatosura Turke dhe familjarëve të ushtarakëve të vdekur”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

“Fatmirësisht, pjesëtarët e FSK-së të cilët aktualisht janë duke ndjekur trajnimet në këtë kazermë kanë qenë larg vendit të incidentit dhe janë mirë e të sigurt. Në këto momente të vështira ndajmë dhimbjen me popullin turk. Qoftë i paharruar kujtimi për martirët!”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img