Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Ai ka thënë se mësimi më i rëndësishëm i kësaj feste është solidariteti me tjetrin si udhërrëfyqesi i përhershëm për jetë në paqe.
“Të gjithë besimtarëve myslimanë u uroj festën e Kurban Bajramit, festën e sakrificës.
Mësimi më i rëndësishëm i kësaj feste është solidariteti me tjetrin si udhërrëfyqesi i përhershëm për jetë në paqe.
Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit.
Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit.
Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!”