Site icon PrishtinaPress

Maqedonci takon ministrin kanadez të Mbrojtjes, flasin edhe për çështje të sigurisë në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e forumit ndërkombëtar të sigurisë në Halifax të Kanadasë, ka takuar homologun e tij kanadez Bill Blair.

Gjatë takimit ata kanë shkëmbyer pikëpamjet tyre rreth çështjes së sigurisë në Kosovë dhe regjion, bashkëpunimit të tanishëm ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë, si dhe gjetjes së formave të reja të thellimit të këtij bashkëpunimi.

Ministri Maqedonci ka falenderuar dhe shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme, miqësore e institucionale të shtetit kanadez.

Exit mobile version