Site icon PrishtinaPress

Maqedonci takon kolonelin turk: U sigurova se bashkëpunimi i shkëlqyer do të vazhdojë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar atasheun e mbrojtjes të Republikës së Turqisë, kolonel Çağdaş Akif Kahraman.

Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci ka shkruar se nga takimi u sigurua që bashkëpunimi i deritanishëm në mes Kosovës dhe Turqisë të vazhdojë për përmbushjen e planeve bilaterale në mes të dyja vendeve.

“Turqia është njëri ndër shtetet aleate të Republikës së Kosovës dhe gjatë takimi që zhvillova sot me atasheun e mbrojtjes të Republikës së Turqisë, kolonel Çağdaş Akif Kahraman, u sigurova se ky bashkëpunim i shkëlqyer do të vazhdojë për të përmbushur planin bilateral dhe synimin e Ministrisë së Mbrojtjes në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe partneritetit ndërmjet të dyja shteteve”, ka shkruar Maqedonci.

Ndryshe, ishte e diela e 16 korrikut kur arma më e rëndë që e posedon Kosova u bënë dronët Bayraktar TB-2.

Me shpejtësi rreth 220 kilometra në orë, droni turk në qiell mund të fluturojë mbi 27 orë pa ndërprerë.

Exit mobile version