Site icon PrishtinaPress

Maqedonci takon ambasadorin e Bullgarisë, flasin për sigurinë në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar sot ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev.

Në këtë takim ata kanë diskutuar për situatën e sigurisë në vend, por dhe thellimin e bashkëpunimit me Bullgarinë në fushën e mbrojtjes.

“Theksova se jemi të vendosur në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, për t’i kontribuar stabilitetit dhe paqes përkrah partnerëve tanë strategjik, e në mesin e shteteve aleate sigurisht shohim dhe Bullgarinë”, ka shkruar Maqedonci në llogarinë e tij në Facebook.

“Nga ana e tij ambasadori shprehu gatishmërinë për bashkëpunim duke theksuar se Kosova ka pasur gjithmonë përkrahjen e Bullgarisë duke shërbyer si pjesë e misionit të KFOR-it dhe EULEX-it, por që dhe si misione diplomatike përkrahin integrimin e Kosovës në organizatat Euro-Atlantike”, ka shkruar ai tutje.

Exit mobile version