-0.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Maqedonci takohet me homologun kroat, e informon për gjendjen në veri pas sulmit në Ibër Lepenc

Në kuadër të takimeve me homologët e vendeve partnere, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka pritur në vizitë ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Ivan Anushiq, së bashku me delegacionin e tij.

Sipas një njoftimi, takimi u zhvillua në frymën e miqësisë së thellë që ekziston mes dy vendeve në përgjithësi, dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në veçanti, transmeton Klankosova.tv.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se Maqedonci informoi homologun e tij kroat për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, me theks të veçantë në pjesën veriore të vendit, pas sulmit terrorist në kanalin e ujit në fshatin Varagë, të komunës së Zubin Potokut.

“Gjatë këtij takimi, po ashtu u diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme për të dy vendet, përfshirë edukimin dhe trajnimin e personelit ushtarak, zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimin në projekte të përbashkëta. Republika e Kroacisë është ndër partnerët strategjikë të Kosovës, ndërsa marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve kanë bazamentin në histori, vlera dhe një të ardhme të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img