Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po raporton sot në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku i ka përmendur të gjitha zhvillimet dhe aktivitetet më të fundit.
“Gjatë kësaj periudhe kohore ka vazhduar edhe validimi i ekipit të dytë të mjekësisë, kurse te blerjet ushtarake kontratat për blerje ushtarake që janë lidhur gjatë gjashtëmujorit të dytë 2023 janë duke vazhduar që të implementohen, e kemi pranuar, pra vazhdojmë të pranojmë furnizime në sisteme të armatimit”, ka thënë Maqedonci në Komision.
“Kurse aktualisht është duke vazhdu procesi i prokurimit për blerjet e këtij viti dhe gjithmonë janë duke u realizuar sipas formatit shtet me shtet dhe shtet me prodhues”.
Maqedonci përmendi mes tjerash edhe donacionin nga Gjermania në mars të këtij viti, pjesëmarrjen e FSK-së në 12 ushtrime ndërkombëtare, nënshkrimin e përbashkët mes FKS-së dhe Forcave të Armatosura Shqiptare, kursin bazik të oficerëve të karrierës e të tjera.