Site icon PrishtinaPress

Maqedonci pret në takim komandatin e KFOR-it, diskutojnë për situatën e sigurisë në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

Përmes një njoftimi, Maqedonci ka bërë të ditur se Ristuccia ia ka uruar detyrën e tij të re, teksa kanë diskutuar për shumë çështje, me fokus të veçantë sigurinë në vend.

Ai theksoi se do të angazhohet në forcimin e FSK-së dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes janë prioritet gjatë mandatit të tij.

Postimi i plotë:

 

Exit mobile version