Home Lajme Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin: Diskuton për parandalimin e ndërhyrjeve...

Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin: Diskuton për parandalimin e ndërhyrjeve ruse

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin (Berlin Security Conference), ku po diskutohen sfidat aktuale të sigurisë dhe mbrojtjes në Evropë.

Në kuadër të konferencës, Maqedonci është ftuar si panelist në debatin kryesor të nivelit të lartë me temën “Parandalimi përmes vigjilencës: Si të frenohet ndërhyrja ruse?”, së bashku me përfaqësues të lartë të NATO-s dhe Gjermanisë.

Gjatë diskutimit u trajtuan kërcënimet që burojnë nga ndërhyrjet dhe ndikimi rus, sfidat e sigurisë evropiane, si dhe nevoja për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë dëshmon angazhimin e saj për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe kontributin në sigurinë rajonale e ndërkombëtare, në bashkëpunim me partnerët strategjikë.

Exit mobile version