11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Maqedonci: Me Radoiçiqin e lirë s’përjashtohen sulme të reja

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka thënë se për sa kohë kryeterroristi Millan Radoiçiq mbetet i lirë, nuk përjashtohen edhe sulme të reja ndaj vendit.

Por, Maqedonci siguron se Forca e Sigurisë, mbron territorin dhe qytetarët e Kosovës.

‘’Përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij vazhdon të jetë i lirë. Përderisa nuk ka një llogaridhënie nga Serbia, ne konsiderojmë që mund të ketë [sërish sulme të tilla]. Ne përgatitemi që të ballafaqohemi me çdo rrezik. Jemi të gatshëm që ta mbrojmë territorin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës’’, deklaroi ai për RTV 21.

Milan Radoiçiq, është përgjegjësi kryesor për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023, në Banjskë të Zveçanit.

Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img