13.6 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Maqedonci me delegacionin e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së: Zhvilluam konsultime bilaterale

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sot ka pritur në takim delegacionin nga Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Maqedonci theksoi se në takim u dakorduan për rrugën përpara me përkushtimin e përbashkët për implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit që do të kulmojë me arritjen e kapaciteteve të plota drejt një force profesionale.

“Së bashku me Gjenerallejtënant Jasharin si dhe zyrtarë dhe oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së pritëm delegacionin nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA-ve me të cilët zhvilluam konsultimet bilaterale të mbrojtjes”, shkroi Maqedonci.

“Së bashku u dakorduam për rrugën përpara me përkushtimin e përbashkët për implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit që do të kulmojë me arritjen e kapaciteteve të plota drejt një force profesionale, multi-etnike, të ndërveprueshme me NATO-n dhe të gatshme për të zhvilluar misionin e mbrojtjes së territorit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img