-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Maqedonci krenar dhe i emocionuar me betimin e 20 kadetëve të rinj

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njofton se sot filluan rrugëtimin e tyre në Forcën e Sigurisë së Kosovës 20 kadetë të rinj, oficerë të ardhshëm.

Me atë të një postimi në Facebook, ministri shprehet se është emocion i veçantë teksa sheh të rinjtë tanë me vullnet e përkushtim të hekurt që betohen t’i shërbejnë atdheut.

“Nuk kam se si ta fsheh krenarinë që ndiej për ta në secilin hap të tyre. BETOHEM, tingëllon ndryshe kur përçon vendosmëri përveçse individuale dhe grupore”, shkroi Maqedonci.

Tutje ai tregon se si në veçanti në ceremoninë e sotme i ngeli në mendje gjyshi i njërit prej kadetëve, i cili teksa ia kishte uruar betimin e nipit, i tha: “Zemra mal mu ka ba, për atdhe sot isha vesh edhe unë si ushtar, por mosha…”.

Ministri i Mbrojtjes thekson se “amanetin e dëshmorëve për ushtri profesionale e kemi përmbushur, tash na mbetet që ta forcojmë atë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img