-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Maqedonci krah Ramës në përurimin e bazës së NATO’s në Kuçovë: Do t’i japë karakter tjetër gjeostrategjik Shqipërisë e Ballkanit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në ceremoninë e rihapjes së bazës ajrore ushtarake në Kuçovë të Republikës së Shqipërisë, të cilën e cilësoi si një ngjarje historike që do t’i japë karakter tjetër gjeostrategjik Shqipërisë e Ballkanit në përgjithësi.

“Kjo bazë që do të shërbejë si bazë ajrore taktike e operacionale, përbën investimin më madhor të Shqipërisë dhe aleancës së NATO-s, si aset i vyer i mbrojtjes kolektive në dekadën më të kërcënuar të sigurisë. Gjersa Forca e Sigurisë së Kosovës, në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, do të ngrisë dhe kapacitetet e saj ajrore, urojmë që Shqipëria të vazhdojë ndërtimin e flotës moderne ajrore”, theksoi ministri Maqedonci.

Më tej, ai shtoi se si çdoherë kombi shqiptar është në anën e duhur të historisë, andaj dhe kjo bazë, ashtu si dhe të gjitha kapacitetet ushtarake, do të jenë vetëm në funksion të paqes.

Përmes bazës ajrore të Kuçovës, situata e sigurisë në Ballkan tashmë do të shihet nga një prizëm tjetër, sigurisht më i konsoliduar se kurrë bashkëpunimi ndërmjet shteteve anëtare të NATO-s dhe fqinjve tanë që duan stabilitetin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img