10.7 C
Pristina
Saturday, March 22, 2025

Buy now

spot_img

Maqedonci: Kosova do të ketë një rol më të madh në ‘Defender Europe 2025’

Kosova do të luajë një rol të rëndësishëm dhe më të zgjeruar në stërvitjen ushtarake Defender Europe 2025, duke marrë një pozicion kyç në operacionet ushtarake të Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se, për herë të parë, Kosova do të jetë jo vetëm vend pritës i kësaj stërvitje të madhe, por edhe do të presë një komandë të lartë ushtarake amerikane, që do të udhëheqë të gjitha trajnimet dhe operacionet për rajonin.

Në këtë edicion, Kosova do të ketë një rol shumë më të involvuar se në edicionet e kaluara, duke përfshirë pjesëmarrjen me njësi ushtarake dhe ofrimin e infrastrukturës për komandën ushtarake amerikane.

Maqedonci nënvizoi se kjo është hera e parë që një komandë e tillë do të vendoset në Kosovë, duke e bërë atë një qendër strategjike për operacionet e Defender Europe 2025.

“Për herë të parë, Kosova do të jetë jo vetëm vend pritës, siç ka qenë në Defender Europe 21 dhe 23, por edhe selia e një komande të lartë ushtarake, e cila do të udhëheqë operacionet nga bazat tona ushtarake”, theksoi Maqedonci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img