-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Maqedonci: Investimi në ushtri në 3 vitet e fundit ka shënuar rekord

MInistri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se tri vitet e fundit është shënuar rritje rekord e kapaciteteve luftarake të ushtrisë me investim mbi 290 milionë euro, nga më pak se 4 milionë që kishte qenë në qeverisjen e kaluar.

“Nga më pak se 4 milionë euro sa ishte investuar në armatime gjatë qeverisjes së kaluar, në këtë periudhë 3 vjeçare është investuar mbi 290 milionë euro, me ç’rast dhe kemi shënuar një ngritje rekord të kapaciteteve luftarake të ushtrisë sonë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook .

Ai ka theksuar se brenda tre viteve kanë investuar më tepër investime se e gjithë periudha që nga koha e transformimit të TMK-së në FSK.

“Do të vazhdojmë me hapa të sigurt të konsolidojmë ushtrinë e Kosovës”, ka shkruar tutje Maqedonci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img