2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Maqedonci, homologut polak: Grupet terroriste serbe po mbështeten nga strukturat e sigurisë të shtetit të Serbisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është takuar me homologun e tij polak, Władysław Kosiniak- Kamysz, në margjinat e Forumit Defense24.

Maqedonci ka deklaruar se Kamysz e ka informuar rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, duke i përmendur edhe rastin e Banjskës.

“Gjersa shpreha dhe shqetësimin tim për militarizimin e Serbisë dhe 48 bazat e ushtrisë dhe gjandarmërisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën, e gjithashtu dyshimin e bazuar me rastin e sulmit në Banjskë që grupet terroriste po mbështeten nga strukturat e sigurisë të shtetit të Serbisë me qëllim për të shkaktuar destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi”.

“Duke qenë të vetëdijshëm se lufta në Ukrainë kërcënon sigurinë e përgjithshme të Evropës, theksova që Kosova do të vazhdoj të ofroj mbështetjen e pakursyer për Ukrainën brenda kapaciteteve tona shtetërore”, ka thënë Maqedonci.

Ndër tjera, ai shtoi se janë dakorduar që është tejet e rëndësishme të vendosin bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Polonisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img