Pasi sipas tij, Forca e Sigurisë së Kosovës  garanton siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të Kosovës.

“Në vigjiljen e 27 Nëntorit, Ditës së Forcës, theksojmë me krenari se FSK po zhvillohet me hapa të shpejtë në forcë profesionale sipas standardeve të NATO-s. Gjatë këtyre tre viteve janë trajnuar e shkolluar jashtë vendit 3459 ushtarakë, apo rreth 123% më shumë se në qeverisjet e kaluara. Do të vazhdojmë investimin në ngritjen e kapaciteteve profesionale krahas ngritjes së kapaciteteve operacionale, furnizimin me sistemet më moderne të armatimit, sepse Forca jonë është Forcë që garanton siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të atdheut tonë Kosovës”, tha Maqedonci