Site icon PrishtinaPress

Maqedonci fton të rinjtë të aplikojnë në FSK: Gjithmonë besnik, gjithmonë ushtar

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sërish ka bërë thirrje që të aplikojnë të rinjtë dhe të rejat e vendit për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai e ka shpërndarë një video ushtrisë dhe kapaciteteve që ka ajo.

“Gjithmonë besnik, gjithmonë ushtar!”, ka shkruar Maqedonci.

Apliko për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës, duke plotësuar formularin në këtë link: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply

Exit mobile version