Ministri i mbrojtjes Ejup Maqedonsi ka thënë se FSK-ja po zhvillohet me standarde të NATO-së dhe në bashkëpunim me partner tonë.
Ai me një postim në llogarinë e tij në “Facebook” ka shkruar se shumë kadet janë vendit duke kryer trajnime e studiuar në akademi ushtarake në shtete të ndyshme, ku ministria është përkrahëse në zhvillimin e tyre profesional.
“Krahas shkollimit akademik, Ministria e Mbrojtjes është duke investuar në ngritjen profesionale të ushtarakëve të FSK-së përmes financimit të shkollimit dhe trajnimeve. Gjashtëdhjetë e gjashtë ushtarakë janë duke ndjekur edukim profesional ushtarak dhe trajnime specialistike në programe të rëndësishme në akademi, shkolla dhe qendra trajnuese për ndërtimin e lidershipit ushtarak. Një pjesëtar është duke studiuar në Kolegjin e Luftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (US Army War College), ndërsa gjashtëdhjetë e pesë të tjerë po ndjekin kurse bazike dhe të avancuara të zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale specialistike të mbështetjes luftarake të FSK-së.”, shkruan Maqendonci.
Maqedonci thotë se FSK-ja po avancohet dhe zhvillohet me standarde të NATO-së, dhe do të vazhdoj angazhimi për përmbushjen e objektivave.
“Forca jonë po ndërtohet, zhvillohet e avancohet në vazhdimësi në forcë me standarde të NATO-s, makimalisht të ndërveprueshme për operacione të përbashkëta me forcat e vendeve partnere dhe aleate të NATO-s. Vazhdojmë me vendosmëri të plotë, angazhim vetëmohues dhe përkushtim maksimal drejt përmbushjes së objektivit tonë.”, përfundon ai.