17.7 C
Pristina
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

spot_img

Maqedonci flet për marrëveshjen me SHBA-në: Është tejet e rëndësishme

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është deklaruar në konferencë për media, pas mbarimit të mbledhjes së Qeverisë, nga e cila u vendos për nismën e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Maqedonci u deklarua se kjo është një marrëveshje tejet e rëndësishme dhe është e dyta në Kosovë pas asaj me Turqinë që është arritur vitin e kaluar.

Gjithashut, ai ka njoftuar edhe pikat kryesore të marrëveshjes siç janë planifikimi i mbrojtjes, menaxhimi i mbrojtjes por edhe ndërtimi i kapaciteteve strategjike ushtarake.

‘‘Sa po vi nga takimi që pata në Ministrinë e Mbrojtjes me komandantin e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë. Një vizitë e paralajmëruar me qellim të forcimit të bashkëpunimit tonë. Patëm një takim të frytshëm ku diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në shumë fusha me SHBA-të. Por edhe që ndërlidhet edhe me një vendim shumë të rëndësishëm që morëm sot, në mbledhjen e qeverisë atë të miratimit të nismës për marrëveshjen kornizë në fushën e mbrojtjes mes SHBA dhe Kosovës”. 

“Për përmbajtën e kësaj marrëveshje jemi dakorduar gjatë vizitës sime që kam pasur në SHBA në janar të këtij viti, ku kemi diskutuar dhe dakorduar për përmbajtjen e marrëveshjes. Marrëveshje tejet e rëndësishme dhe e dyta e tillë në Republikën e Kosovës, pas asaj që nënshkruam me Turqinë vitin e kaluar. Marrëveshja parasheh thellim të bashkëpunim, zgjerim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, siç është në industrinë e mbrojtjes. Janë pesë pika kryesore për të cilat jemi dakorduar: Planifikimi i mbrojtjes dhe qeverisja e mbrojtjes. Menaxhimi i resurseve humane dhe menaxhimi të mbrojtjes. Ndërtimi i kapaciteteve strategjike ushtarake. Bashkëpunimi me qëllim angazhimin regjional dhe ndërkombëtar’’, ka thënë ai gjatë konferencës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img