Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim të hënën e gjashtë nëntorit, pronarin e kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar dhe ambasadorin turk në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Maqedonci ka thënë se “Bashkëpunimi me kompaninë Baykar që është kthyer në kryefjalën e teknologjisë ushtarake, me prodhimet e veta ka bërë që FSK për një periudhë të shkurtër të ngrisë kapacitetet e saj luftarake në nivelin që garanton mbrojtje territoriale dhe siguri për të gjithë qytetarët tanë”.
Gjatë këtij takimi diskutuam për projektet e rradhës në të cilat do të investojmë, dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi përtej blerjeve.
“Për vullnetin e gatishmërinë që kjo kompani dhe Republika e Turqisë ka shfaqur për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, shpreha mirënjohjen time të thellë duke dekoruar me medalje për “Shërbim të Shquar” Haluk Bayraktar. Lidhja e fuqishme ndërmjet dy shteteve tona do të vazhdoj!”, tha Maqeonc
https://www.facebook.com/ejup.maqedonci1/posts/122146711346011792?ref=embed_post