Site icon PrishtinaPress

Maqedonci dhe Jashari qëndruan në vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar

Me ftesë të partnerëve britanikë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, së bashku me delegacionin nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, vizituan panairin e Mbrojtjes dhe Sigurisë (DSEI) në Londër dhe u takuan me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappy.

Bëhet e ditur se fokusi i takimit ishte njoftimi me ministrin Maqedonci dhe diskutimet në funksion të partneritetit dhe aktiviteteve në kuadër të bashkëpunimit dypalësh.

Ministri dhe Komandanti i FSK-së falënderuan Heappy dhe Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe FSK-në.

 

Exit mobile version