4.7 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Maqedonci, delegacionit gjerman: Synimi ynë, anëtarësimi në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot mirëpriti në takim anëtarët e Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bundestagut gjerman.

Në njoftimin e Ministrisë e Mbrojtjes thuhet se Maqedonci njoftoi të pranishmit mbi situatën e sigurisë në vend.

“Veçanërisht, ministri theksoi kërcënimin që paraqesin bazat ushtarake të Serbisë, të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën, për stabilitetin e vendit dhe rajonit, duke pohuar që duhet të ishte shqetësim për gjithë faktorin ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, Maqedonci i informoi anëtarët e këtij Komiteti për kapacitetet aktuale që FSK ka për të garantuar mbrojtjen e tërësisë territoriale.

“Ai ritheksoi se synimi ynë si shtet është anëtarësimi në NATO, sipas standardeve të së cilës aleancë po vazhdohet me implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, ndërtimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të ushtrisë tonë”, thuhet tutje në njoftim.

Në fund të takimit, ministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman ndaj Kosovës, praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it, si dhe angazhimin e këtij Komiteti në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ky komitet ishte i udhëhequr nga kryetarja e këtij Komiteti, Marie Agnes Strack Zimmermann. Gjithashtu, në këtë takim ishte komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, zëvendësekretari i Përgjithshëm i MM-së, Gafurr Dugolli, atasheu ushtarak i FSK-së në Gjermani, nënkolonel Besim Gashi dhe shefja e kabinetit të ministrit Maqedonci, Afërdita Zeqiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img