Site icon PrishtinaPress

Maqedonci: Bashkëpunimi mes Kosovës e Shqipërisë, interes për paqen e sigurinë në rajon

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe atasheun e mbrojtjes, Kolonel Altin Kurti.

Maqedonci bëri të ditur se ambasadori Minxhozi e ka uruar për detyrën e re para se të diskutojnë në lidhje me realizimin e planit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

Teksa theksoi se bashkëpunimi i fuqishëm mes dy shteteve është interes edhe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon e më gjerë.

“Bashkëpunimi i fuqishëm në mes dy shteteve tona përveç interes i përbashkët kombëtar, është edhe interes shumë i lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë. Kjo dhe është arsyeja që gjatë vitit 2022 numri i aktiviteteve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes është rritur për 96%, pra pothuajse është dyfishuar në raport me vitin 2019”, tha Maqedonci.

“Ky bashkëpunim do të thellohet ngase përveçse jemi një komb, mbështesim po të njejtat vlera demokratike perëndimore e synime për të ardhmen”, shtoi ai

Exit mobile version