Site icon PrishtinaPress

Maqedonci: 246 raketat “Javelin” do t’i kemi në kohën e duhur

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha sot se raketat antitank “Javelin” do të jenë në invertarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kohën e duhur.

Maqedonci ka thënë se deri në fund të vitit pritet të kryhet edhe pagesat e këstit të dytë.

“Sa i përket raketave “Javelin”, Ministria është duke vazhduar me procedurat për prokurimi. Në mars të këtij viti kemi ekzekutuar këstin e parë, ndërsa deri në fund të vitit do të ekzekutojmë edhe këstin e dytë. Jemi në rrugën e duhur ta kemi këtë sistem në kohën e duhur”, ka thënë ai.

Exit mobile version