-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

MAPL tregon nëse do të paguhen kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit, të cilët nuk po shkojnë në objektet komunale

Zëdhënësi i Ministrisë dhe Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Arianit Abazi, ka deklaruar se dy kryetarët e komunave nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, që nuk shkojnë në objektet komunale në Zveçan dhe Zubin Potok do të marrin pagat, pasi sipas tij, ata punën e tyre mund të kryejnë edhe në terren, përfshirë edhe jashtë vendit.

Abazi ka thënë se kryetarët janë në punë nga momenti betimit dhe sipas tij, ata nuk obligohen që të shkojnë në komunën pasi ata punë e tyre mund ta kryen dhe në terren madje dhe jashtë vendit.

“Kryetari është në punë me rastin e betimit te tij, qoftë ai në zyre, teren apo jashtë vendit. Pra, ai është në punë pavarësisht ku është fizikisht”, ka thënë zëdhënësi Abazi, për RTV Dukagjinin.

Ai ka folur edhe për mundësinë e shpalljeve të zgjedhjeve të reja, në qoftë se kryetarët e komunave veriore të Kosovës nuk japin dorëheqje nga postet e tyre.

Abazi ka thënë se nuk mund të interpretojë rrethana hipotetike. “Ligji për vetëqeverisje lokal ka parapare procedurat ligjore dhe afatet kohore”, ka deklaruar ai.

Më tej ai ka thënë se kryetrarët e rinj duhet që të jenë afër qytetarëve ashtu siç janë zotuar.

“Mirëpo e rëndësishme është që Kryetarët e rinj të janë afër qytetareve pa asnjë dallim dhe asnjë përjashtim, ashtu siç janë zotuar vazhdimisht ne deklaratat e tyre publike”, ka përfunduar Abazi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img