2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

MAPL me thirrje për përmirësimin e kushteve të banimit për komunitetet joshumicë, KOSINT trajnon epiket lokale

Projekti KOSINT i zbatuar nga OJQ-të Syri i Vizionit, Balkan Sunflowers Kosova,  Zëri i Romve, Ashkalive dhe Egjiptianve, dhe RADC ka trajnuar ekipet lokale lidhur me thirrjet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në lidhje me financimin e ndërtimit dhe renovimin e shtëpive për komunitete joshumicë, raporton Ekonomia Online.

Kjo thirrje publike nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), ka për qëllim që pjesëtareve të komuniteteve jo shumicë në komuna në Republikën e Kosovës, të cilët janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, të cilët nuk kanë  kushte adekuate të banimit, me qëllim të i’u krijohen kushte normale për jetesë, duke ndarë 2 milionë euro.

Sa i përket renovimin të shtëpive/banesave për familjet apo individëve të cilët për shkaqe sociale dhe ekonomike jetojnë në kushte të vështira, MAPL-ja ka ndarë 1 milion euro, ku shuma maksimale që mund të përfitoj një aplikues për renovim të shtëpisë/banesës është 5 mijë euro.

Ekipet lokale të KOSINT në këtë takim kanë  shqyrtuar thirrjen, dokumentet e nevojshme dhe aplikacionin që duhet të plotësohen nga qytetarët që të përfitojnë nga këto financime.

Më pas këto ekipe do të informojnë qytetarët e komunave të ndryshme për mundësinë e financimit dhe gjithashtu do t’iu asistojnë në kompletimin e dosjes.

Orhan Butiq, nga Zëri i Romve, Ashkalive dhe Egjiptianve, tha se nga ky projekt i financuar nga MAPL-ja do të përfitojnë qytetarët e komuniteteve deri në tre milionë euro për ndërtim të shtëpive dhe renovim.

Ai po ashtu ka shpjeguar edhe kriteret dhe aplikacionet që aplikuesi do të duhet t’i plotësoj që të përfitoj nga kjo thirrje publike.

Butiq tha se përfitues do të jenë vetëm ata që deri më tani nuk kanë përfituar ndërtim të shtëpive apo renovim.

“E kemi parë shumë të rëndësishme që të jemi afër komuniteteve tonë. Në thirrjen për subvencione janë paraparë afro 3 milionë euro dhe vetëm për komunitete jo shumicë. Për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive. Ka qenë një mundësi e mirë që të përfitojnë nga ky projekt. Duhet t’i përcjellim të gjitha këto thirrje që pastaj të i’u dalim në ndihmë komuniteteve”.

“Vetëm për renovimin janë ndarë 1 milion euro, ku shuma maksimale që do të mund të përfitoj aplikuesi është 5 mijë euro, është mirë që kjo shumë të mos kalojë, por që të mos jetë edhe më pak. Aplikacioni është i thjeshtë nuk po besoj që do të ketë probleme në mbushjen e tij. Tek thirrjet për ndërtim të shtëpive, është e njëjta formë është si te e para, vetëm në këtë është paraparë 2 milionë euro”, tha ai.

Dritan Shaipi, nga RADC, tha se këtë herë për këtë thirrje forma e aplikimit nga qytetarët është shumë e lehtë dhe e thjeshtë.

Ai iu bëri thirrje ekipeve që t’i informojnë sa më shumë qytetarët, raporton EO.

“Një ndër arsyet që është thirru ky takim është në lidhje më këto thirrje, ku takimet do të jenë në komuna të caktuara. Data nuk i dinte dje përfaqësuesi, por për Ferizaj është me 28, për këtë është bërë takimi që ti informojë sa më shpejt e sa më mirë banorët e këtyre komunave, edhe kushte e dhënies së këtyre janë më të lehta për aplikim, ajo çka do të presim nga ju është që informimi në lagjet e juaja të jetë më i madh, shumë pak dokumente kërkohen për aplikim”, tha ai.

Gentina Jusuf, nga Balkan Sunflowers Kosova, tha se nesër në komunën e Ferizajt dhe atë të Fushë-Kosovës do të mbahen seanca informuese me qytetarët rreth aplikimit për të përfituar nga kjo thirrje.

Ajo tha se me datë 28 prill në sallën e Kuvendit Komunal në Komunën e Fushë-Kosovës nga ora 10:00 deri në orën 12:00, do të mbahen seanca informuese për qytetarët, ku në këto seanca do të marrin pjesë qytetarët nga komuna e Prishtinës, Lipjanit, Obiliqit, Gllogocit, Podujevës, Shtimes dhe Graçanicës.

Jusufi po ashtu tha se nesër me datë 28 prill në sallën e Kuvendit Komunal në Komunën e Ferizajt do të mbahen seanca informuese për qytetarët, ku në këto seanca do të marrin pjesë qytetarët nga komuna e Gjilanit, Kaçanikut, Novobërdës, Hanit të Elezit, Parteshit, Kllokotit, Vitisë, Ranillugut, Kamenicës dhe Shtërpcës”.

Aplikimi do të jetë i hapur nga data 20.04.2023 deri me datë 12.05.2023 dhe aplikimi mund të bëhet në mënyrë fizike dhe me postë, përderisa aplikacioni mund të shkarkohet nga faqja e MAPL-së.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img