Site icon PrishtinaPress

MAPL investon në komunën e Parteshit

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe Kryetari i Komunës së Parteshit, Dragan Nikoliq, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit “Shtrimi me kubëza të betonit dhe asfaltimi i rrugëve në Partesh”, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Nënshkrimi i marrëveshjeve të mirëkuptimit për financimin e projekteve kapitale do të vazhdojë edhe me komunat tjera të Kosovës.

Exit mobile version